Serbët provokojnë rëndë mërgimtarët në hyrje të Beogradit me mbishkrime “Kosova është Serbi”

Serbët kanë vazhduar me provokime ndaj mërgimtarëve që kalojnë nëpër Serbi për të ardhur në Kosovë.

Në një video që një mërgimtar ka dërguar në lajmi.net, shihet mbishkrimi “Kosovo is Serbia”, që në shqip do të thotë “Kosova është Serbi”.

Mbishkrimi është vendosur në hyrje të Beogradit, përgjatë rrugës që kalojnë mërgimtarët për të ardhur në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës nga diaspora janë provokuar në shtetin serb, por ka pasur raste kur ata kanë rënë edhe pre e plaçkitjeve gjatë ndalesave në Serbi.