Ballina Sport Futboll Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

Xherdan Shaqiri, në mënyrë befasisht, nuk e nisi si titullar të dielën te Baseli në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanes.

Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në “St. Jakob-Park”, pasi për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi nuk arriti të shënojë gol, ndërsa takimi i Superligës helvetike përfundoi pa gola.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta konkretizojë, duke lënë Basel-in pa fitoren e pritur para tifozëve të vet.

Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse vendosi që kapiteni i skuadrës të nisë nga stoli.

“Kemi biseduar pas ndeshjes me Aston Villan për mënyrën se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi analizuar të dhënat fizike dhe kemi vendosur që të luajë si zëvendësues”, ka deklaruar Magnin.

Baseli vazhdon të jetë shumë i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, ndërsa çdo rënie e tij fizike apo mungesë në formacion reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.

Këtë edicion, Baseli zë pozitën e katërt pas 17 xhirove me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Thun.

Exit mobile version