Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë konfirmuar hapjen e kanaleve të komunikimit për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur përshkallëzimin ushtarak, në një kohë kur tensionet në Gjirin Persik janë në rritje dhe diplomacia rajonale është intensifikuar për të parandaluar konfliktin.
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve të shtunën se Irani po “bisedon seriozisht” me Uashingtonin. Deklarata e tij erdhi disa orë pasi zyrtari më i lartë iranian për sigurinë kombëtare njoftoi se po shënohet përparim në përcaktimin e një kuadri për negociata mes dy vendeve.
Të dyja palët kanë lënë të kuptohet se synimi kryesor i kontakteve është shmangia e një përballjeje ushtarake dhe gjetja e një zgjidhjeje përmes dialogut, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e brishtë. /mesazhi
