SHBA e vlerëson si “thellësisht shqetësuar” sulmin në Kuds ndaj kortezhit të gazetares së vrarë

“Me këtë pamje shqetësuese nga kortezhi sot në Kuds, ne ndjejmë keqardhje për ndërhyrjen në atë që duhet të ishte një kortezh paqësor”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se sulmi i policisë izraelite ndaj kortezhit të gazetares së vrarë palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh është “thellësisht shqetësues”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është një ditë ku ne të gjithë duhet të shënojmë, duke përfshirë të gjithë atje, kujtimin e një gazetareje të jashtëzakonshme që humbi jetën”, tha zëdhënësja Jen Psaki në ditën e saj të fundit në punë.

“Me këtë pamje shqetësuese nga kortezhi sot në Kuds, ne ndjejmë keqardhje për ndërhyrjen në atë që duhet të ishte një kortezh paqësor. Kemi kërkuar respekt për kortezhin e varrimit, njerëzit që mbajnë zi dhe familjen, në këtë kohë të ndjeshme”, shtoi Psaki.

Më herët të premten, policia izraelite sulmoi kortezhin dhe përdori shok-bombe dhe shkopinj policie për të sulmuar mbajtësit e arkivolit të Abu Akleh teksa bartej nga spitali francez në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsin Lindor.

Abu Akleh, një gazetare veterane 51-vjeçare, po mbulonte sulmet ushtarake izraelite pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje të mërkurën. Zyrtarët palestinezë dhe punëdhënësi i saj, Al Jazeera, thonë se ajo u vra nga forcat izraelite. /aa