SHBA fut Rusinë në ‘listën e zezë’ të tolerancës fetare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar Rusinë në listën e zezë të vendeve që shkelin lirinë e besimeve fetare.

Vendimi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken gjatë një deklarate ku tha se në listë janë Kina bashkë me 8 vende të tjera.

Në arsyetimin e vendimit të DASH thuhet se këto vende janë përfshirë në shkelje të vazhdueshme të lirisë së besimit fetar.
Nigeria, e cila ishte në listë vitin e kaluar ku Blinken pritet të zhvillojë një vizitë këtë javë, është hequr.

Në listë gjithashtu janë Burma, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Pakistani, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Algjeria, Komoros, Kuba dhe Nikaragua janë vendosur në listën e vendeve në vëzhgim.

“SHBA nuk do të heq dorë nga mbrojtja e lirisë së besimit në çdo vend. Në shumë vende, shohim qeveri që dhunojnë, arrestojnë, kërcënojnë dhe vrasin individë thjesht se kërkojnë të jetojnë jetën sipas besimit të tyre”, tha Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit nisi të mërkurën një vizitë tre ditore në Afrikë dhe paralajmëroi për rritjen e kërcënimit ndaj demokracinë në këtë kontinent. Vizita e tij nis në Kenia duke përfshirë dhe Senegalin. /euronews