SHBA, kështu i keqtrajton foshnjet personeli spitalor (Foto Video)

Një numër i konsiderueshëm i punonjësve në një spital të Floridës janë pushuar nga puna pasi kishin postuar në internet foto dhe video shqetësuese, ku sillen tejet keq me foshnjet e posalindurta.

Një fotografi virale, e publikuar fillimisht përmes Snapchat tregon një infermiere që ngritë gishtin e mesëm në drejtim të një foshnjeje, duke thënë ‘Ja cfarë ndjej për këta shejtanë të vegjël’.

Ndërsa në një video, një infermiere shihet duke e detyruar një të porsalindur të kërcejë me muzikë rep duke lëvizur gjymtyrët e foshjes në mënyrë dhunuese.

Një zëdhënës i spitalit tha se veprimet janë të egra dhe të papranueshme.

Jeanne Casey, zyrtare e cështjeve publike në spital, tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për disa video / foto të postuara në internet. Ky është veprim i egër, i papranueshëm, tepër joprofesionale dhe nuk mund të tolerohet.

“Ne kemi identifikuar anëtarët e stafit të përfshirë në skandal. Ata janë larguar nga kujdesi për pacientët dhe do të trajtohen nga sistemi ligjor dhe drejtësia ushtarake. Ne jemi në procesin e njoftimit të prindërve të pacientëve.’ /MESAZHI/

Hospital staff fired after disturbing video of newborn is posted on Facebook