Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të armëve sulmuese ajrore Kanadasë në vlerë prej 2.68 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), një degë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, lëshoi një deklaratë lidhur me shitjen e mundshme ushtarake në Kanada.
Në deklaratë thuhet se Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e armëve sulmuese ajrore dhe pajisjeve përkatëse me vlerë 2.68 miliardë dollarë për të “forcuar kapacitetin mbrojtës të Kanadasë”.
Gjithashtu thuhet se shitja e mundshme përfshin artikuj të tillë si bomba praktike dhe sisteme siguresash.
