Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA njofton 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin

SHBA njofton 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin

Emily Horne

SHBA ka njoftuar mbi 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo e sjellë ndihmën totale humanitare të SHBA-së në Afganistan dhe për refugjatët afganë në rajon në afër 782 milionë dollarë që nga tetori i vitit 2021 dhe ne mbetemi donatori i vetëm më i madh i ndihmës humanitare në Afganistan”, tha Emily Horne, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Horne shtoi se Washingtoni po ashtu do t’i sigurojë Afganistan 1 milion doza të tjera të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) përmes instrumentit COVAX, duke e çuar totalin në 4.3 milionë doza.

“SHBA është e përkushtuar për të mbështetur popullin afgan dhe ne vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha opsionet që kemi në dispozicion. Ne qëndrojmë me popullin e Afganistanit”, tha ajo.

Sipas agjencive të ndihmës të OKB-së, gjendja e Afganistanit është një nga krizat humanitare në rritje më të shpejtë në botë.

Sot, OKB-ja dhe partnerët e saj nisën një apel financimi prej mbi 5 miliardë dollarësh për Afganistanin.

Në muajin gusht, talebanët morën kontrollin e Afganistanit në prag të tërheqjes së SHBA-së nga vendi. Ofensiva e tyre ushtarake e vitit 2020 pa rrëzimin e forcave qeveritare dhe largimin e zyrtarëve nga vendi me rreth 39 milionë. /aa

Exit mobile version