Ballina Lajmet Kosovë SHBA thirrje pas helmimeve në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

SHBA thirrje pas helmimeve në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Deçan, ku ka theksuar se edhe pse do të zhvillohen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i simptomave.

“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan / i. Gazetarët, qytetarët – injorojnë thashethemet. Prisni fakte”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Ky reagim i Ambasadës vjen pasi që në media rodhën pamje të dy serbëve në fshatin Hulaj të Deçanit nga ku u ngritën dyshime se ata mund të kenë gisht në helmimin e ujit.

Deri tash, në lidhje me rastin 2 mijë persona kanë marrë trajtim mjekësor.

IKSHPK ndërkaq ka konfirmuar se nga analizat e bëra në ujë është gjetur një materie që dyshohet se mund të ketë ndikuar në helmim.

Menjëherë pas kësaj, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka hequr “Hidrodrinin” nga menaxhimi i ujit.

Exit mobile version