Ballina Lajmet Kosovë Shefi i BE-së në Prishtinë: Kosova duhet të bëjë ndryshime kushtetuese për...

Shefi i BE-së në Prishtinë: Kosova duhet të bëjë ndryshime kushtetuese për Asociacionin

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese, kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare. Ai këto komente i ka bërë gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës,

“Sa i përket Lajçakut nuk e kam problem atë se kur negocioni marrëveshje ndërkombëtare atëherë janë marrëveshje të detyrueshme dhe bëhen ligjërisht obligative, pra këto marrëveshje që i nënshkruani atëherë ju duhet t’i ndryshoni disa procedura të brendshme dhe të dyja vendet duhet t’i bëni disa ndryshime Kushtetuese sepse nënshkruani marrëveshje ligjërisht obligative”, tha ai, kur është pyetur nga deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshica, për deklaratën e Lajçakut.

Szunyog e paraqiti raportin para anëtarëve të këtij komisioni, ku tha se Kosova ka shënuar pak progres në shumë fusha.

“Raporti e bën një vlerësim për vendet e rajonit dhe e parqet atë sesi BE e sheh rajonin ku më pastaj anëtares e BE e bëjnë vlerësimin e tyre. Roli i Kuvendit në këtë kontekst është krucial ku duhet ti bëjë nevojat për anëtarësim në BE. Në këtë aspekt duhet që Kuvendi të krijojë një bashkëpunim me qeverinë në fushën evropiane. Ne presim edhe vendimin pas asaj që është larguar ministria e integrimeve evropiane. Është bërë progres i vogël ku kemi pas ndryshime me dy qeveri dhe krizë politike, ku poashtu shkaktuar edhe nga pandemia”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

E shuarja e taks forcës kundër korrupsionit është shqetësuese për Bashkimin Evropian, ku shefi i BE-së tha se mbetet pikëpyetje luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Ka pas pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe atyre të profilit të lartë. Në këtë aspekt edhe vendimi i qeverisë për ta shuar taks forcën kundër korrupsioni ka ngritur shqetësimin sesi do ta luftojë korrupsionin dhe pandemia ka ulur shumë rastet e trajtimit të profilit të lartë dhe kjo mund të ndikojë në shuarjen e forcës kundër korrupsionit. Zhvillimi ekonomik në vitin 2019 ka shtanguar shumë si shkak i pandemisë dhe jemi të brenhosur se ka pasur shumë shpenzime në këtë situatë”, tha ai

Kritika pati edhe në fushën e arsimit, ku tha se kjo flet edhe në rastin e testit të PISA. Tha se duhet të bëhet depolitizimi i institucioneve arsimore.

“Raporti është kritik edhe në fushën e arsimit ku është reflektuar edhe në testin e PISA, dhe institucionet arsimore duhet të jenë të depolitizuari”, tha ai.

E Ismet Beqiri foli për marrëveshje e Asociacionit. Tha se kjo marrëveshje është nënshkruar nga të dyja palët, duke përmendur edhe pikën kyçe ku Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.

“Përmbushja e këtyre kritereve duhet të bëhet me një koordinim të plotë me gjithë akteret politik. Është e vërtetë që ne kemi marrë një zotim për Asociacionit. Pala serbe ka gjithashtu është pajtuar që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese, e që përgjigjen e Kushtetueses tashmë e dimë, nga kjo marrëveshje është shkelur Kushtetuta në 23 nene”, tha Beqiri.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, pyeti për deklaratat e emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka deklaruar se pas marrëveshjes finale mund të ndryshohet Kushtetuta.

Exit mobile version