Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i çështjeve kufitare: Administrata e Trumpit do të tërheqë 700 agjentë...

Shefi i çështjeve kufitare: Administrata e Trumpit do të tërheqë 700 agjentë të imigracionit nga Minnesota

Shefi i çështjeve kufitare, Tom Homan, ka bërë të ditur se administrata e presidentit Donald Trump planifikon të tërheqë 700 agjentë federalë të imigracionit nga shteti Minnesota, në një veprim që redukton një dislokim që ka shkaktuar polemika në gjithë vendin, transmeton Anadolu.

“Duka marrë parasysh këtë rritje të bashkëpunimit të paprecedentë dhe si rezultat i nevojës për më pak oficerë të zbatimit të ligjit për të bërë këtë punë në një mjedis më të sigurt, po njoftoj se me efekt të menjëhershëm do të tërheqim 700 persona”, tha Homan në një konferencë për media në Minneapolis.

Homan tha se administrata amerikane gjithashtu ka vepruar “menjëherë” për t’i dhënë përparësi vendosjes së kamerave trupore për të gjithë oficerët në qytet.

Protestat kundër operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe të shtënave nga agjentë federalë të imigracionit kanë vazhduar për më shumë se një muaj në gjithë shtetin Minnesota.

Demonstratat u përshkallëzuan dhe u përhapën në mbarë vendin pas vrasjes së Alex Prettit, një infermier 37-vjeçar të kujdesit intensiv, nga oficerët federalë të imigracionit më 24 janar, si dhe pas vrasjes më 7 janar të Renee Nicole Good, një nënë 37-vjeçare me tre fëmijë.

Të shtënat ndaj Prettit rritën tensionet derisa udhëheqësit lokalë dhe shtetërorë kërkuan hetime të pavarura dhe vunë në pikëpyetje bashkëpunimin federal me autoritetet.

Exit mobile version