Ministri turk i Punëve të JAshtme, Hakan Fidan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një bisedë telefonike kanë diskutuar situatën në Siri, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Guterres po ashtu diskutuan situatën e fundit në rajon.
Ata folën edhe për hapat që mund të ndërmerren nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga OKB-ja, për të garantuar një tranzicion të rregullt politik në Siri, shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe rindërtimin e vendit pas rënies së regjimit sirian.
Regjimi i Bashar Asadit ra gjatë fundjavës pas një ofensive 10-ditore nga forcat kundër regjimit.
