Ministri turk i Punëve të Jashteme, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në edicionin e 22-të të Forumit të Dohas në kryeqytetin e Katarit më 7-8 dhjetor, thanë burime diplomatike për Anadolu.
Sipas burimeve, Fidan pritet të marrë pjesë në seanca të ndryshme dhe të mbajë fjalime gjatë ngjarjes vjetore.
Në margjinat e forumit, ministri i Jashtëm do të takohet me homologët e tij, si dhe pritet takimi i ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Türkiyes për procesin e Astanës. Anadolu është partner global komunikimi i platformës.
Forumi, tema e të cilit për këtë vit është “Imperativi i inovacionit”, do të presë politikanë, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi gjeopolitikën, teknologjitë në zhvillim, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë kulturore.