Shejkh Sharavi për Mevludin: Dita e Lindjes është origjina bazë, prej së cilës degëzohen mbarë ditët e tjera, të cilat ua përkujtojmë njerëzve!…
Me emrin e Allahut; Atë e falënderoj dhe Atij ndihmë i kërkoj;
Salavate dhe selame i dërgoj më të mirit të krijesave të Tij, Zotërisë sonë, Muhammedit, familjes së tij dhe mbarë shokëve të tij.
Më gëzon shumë fakti, që jam së bashku me dijetarët elitarë, shkrimtarë, mendimtarë dhe lexues të Kur’anit.
Kam dëshirë të dëgjoj shumë prej tyre, sepse çdo mënyrë e të shprehurit ka bukurinë e saj, dhe çdo lule ka aromën e saj të veçantë.
Nëse në këtë natë festojmë për Lindjen e më të mirës krijesë, atëherë ne festojmë për të brenda kuadrit të fjalës së Allahut: “Dhe, përkujtoju atyre për ‘ditët e Allahut’!”
Dhe, ‘ditët e Allahut’, ose janë triumf i fesë së Tij, ose poshtrim i armiqve të Tij.
Por… ditët janë zarf për ngjarjet;
Ditët ose koha janë të mbushura me ngjarjet që kanë ndodhur në to.
Duke ditur se i Dërguari i Allahut, ai është vula e Pejgamberëve;
E, duke ditur se i Dërguari i Allahut, nuk ka pejgamber tjetër pas tij, në metodat prej metodave qiellore, atëherë ne e konsiderojmë DËRGESËN, ditë;
HIXHRETIN, ditë;
dhe TRIUMFIN NË ÇDO BETEJË, ditë;
por, këto ditë, të tëra këto, janë degëzim i ditës së Lindjes.
Kështu që, dita e Lindjes është origjina bazë, prej së cilës degëzohen mbarë ditët e tjera, të cilat ua përkujtojmë njerëzve…