Shifra alarmante të infektuarish, Merkel thirrje qytetarëve: Respektoni masat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e reja të miratuara nga qeveria në zonat me norma më të larta infeksioni.

Parlamenti gjerman miratoi ligjin e ri në fillim të kësaj jave për t’i dhënë qeverisë federale më shumë kompetenca për të luftuar valën e tretë të pandemisë. Ligji u hartua pasi disa nga 16 shtetet e vendit refuzuan të zbatojnë masa më të rrepta pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19.

Në një deklaratë Merkel tha: “Kjo është diçka e re në luftën tonë kundër pandemisë. Dhe jam e bindur se ky ligji ka qenë mëse i nevojshëm.

Sipas ligjit të ri, qytetarët do të duhet të zbatojnë orën policore nga ora 5 e mëngjesit deri në 5 pasdite në zonat ku incidenca e virusit tejkalon 100 raste për 100,000 banorë. Rregullat përfshijnë masa më të ashpra për tubimet private, sportet dhe dyqanet.

Gjermania regjistroi 23,392 raste gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm në 3,268,645. /abcnews