Askush nuk dëshiron që të jetë afër një tornadoje.
Megjithatë, duket se mjaft njerëz janë të gatshëm të vënë jetën e tyre në rrezik për të dokumentuar atë që po ndodh brenda “syrit” potencialisht shumë të rrezikshëm të stuhisë, në mënyrë që shumë njerëz të mund të parashikojnë më mirë ngjarjet e ardhshme të motit.
Disa prej jush mund të kujtojnë një seri televizive të quajtur “Storm Chasers – Ndjekësit e Stuhisë”, ku protagonistët bënë pikërisht atë që thoshte titulli: ndjekin stuhitë.
Dhe siç mund ta prisnit, aty ishte e përfshirë një veturë e cila ndihmonte meteorologët e guximshëm t’i mbijetonin udhëtimeve të tyre të rrezikshme.
Një nga veturat që u shfaq në këtë seri quhej SRV Dominator, dhe kishte tre gjenerata, me të fundit – Dominator 3 – veturë kjo e cila u bazua në strukturën e një Ford Super Duty të 2013, duke përfshirë motorin V8 me naftë, vozitje me të katër rrotat me diferencial të pasmë mbyllës dhe transmision automatik, shkruan Motor 1.
Video me kohëzgjatje prej 8 minutash e titulluar “BEST Tornado Intercept in History”, dokumenton faktin se si ekipi i quajtur Team Dominator arriti të futej në tornadon e Spalding të Nebraska rreth një javë më parë, dhe e gjitha kjo me ndihmën e Dominator 3.
Ekipi prej katër personash e ndoqi stuhinë për mjaft kohë përpara se të shkonte në një pjesë të rrugës në të cilën do të kalonte tornado.
Me trupin e tij nga çeliku me gjatësi prej 16 metrash, dritaret e papërshkueshme nga polikarbonati dhe amortizatorët të aftë për të ulur trupin shumë afër tokës, Dominator 3 mbronte të gjithë ata që ndodheshin brenda dhe i mbajti të sigurt gjatë sekondave të mbushura me adrenalinë kur stuhia kaloi pranë tyre.
Në fund të videos, dyert e Dominator mund të shihen gjerësisht të hapura, si dhe fenerët origjinalë të Super Duty të fshehura nën një mbulesë mbrojtëse. Pjesa e brendshme e automjetit mund të shihet gjithashtu në një moment gjatë videos.