Shkatërrimi i zinxhirit të furnizimit rrit çmimet për konsumatorin gjerman

Konsumatorët me pakicë në Gjermani janë paralajmëruar të presin çmime më të larta në prag të Krishtlindjeve për shkak të shkatërrimit të zinxhirit të furnizimit.

Një studim nga instituti Ifo, me qendër në Mynih, zbuloi se 74 për qind e shitësve me pakicë, të anketuar, u ankuan për problemet e shpërndarjes së produkteve gjatë muajit shtator.

Klaus Wohlrabe, kreu i sondazheve të Ifo, tha sot se “disa dhurata të Krishtlindjeve mund të mos jenë të disponueshme ose do të jenë më të shtrenjta”.

Sipas sondazhit, tregtarët e biçikletave në veçanti po përjetojnë vonesa.

Të gjitha kompanitë e anketuara në këtë sektor (100 për qind) raportuan probleme me porositë e tyre.

“Kanë rënë ingranazhet e logjistikës globale tani dhe tarifat e ngarkesave në transportin detar janë rritur ndjeshëm”, deklaroi ai.

Sondazhi zbuloi se pasojat e çmimeve të larta të drurit në gjysmën e parë të vitit po bëheshin të dukshme në dyqanet e mobiljeve.

Shumë dyqane elektronike gjithashtu po përjetojnë probleme për shkak të mungesës së mikroçipave. /atsh