Shkencëtarët arritën të transferojnë 22.9 petabit (22,900 terabit për sekondë) duke kombinuar disa teknologji dhe dyfishuar rekordin e mëparshëm prej 10.66 petabit.
Kabllot e fibrave optike janë shtylla kurrizore e internetit modern duke zhvendosur të dhëna me kapacitet zetabajt çdo vit në çdo cep të botës dixhitale.
Si rezultat ekziston nevoja për të evoluar me një ritëm të përshpejtuar ndërsa kërkesat për trafik shtohen çdo ditë.
Një ekip hulumtuesish nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (NICT) në Japoni, Universiteti Eindhoven i Teknologjisë dhe Universiteti i L’Aquila kanë arritur një kapacitet transmetimit të paprecedent mbi një fibër optike.
Shkencëtarët arritën të transferojnë 22.9 petabit (22,900 terabit për sekondë) duke kombinuar disa teknologji dhe dyfishuar rekordin e mëparshëm prej 10.66 petabit.
Hulumtuesit shpjeguan se ky kapacitet është 1 mijë herë më i lartë sesa kapaciteti që implementohet aktualisht në sistemet e fibrave optike.
Përpara se të hyjë në treg, teknologjia e re ka nevojë për zhvillimin e infrastrukturave të telekomunikimit. Fibra optike të kapacitetit të lartë nevojiten për internetin e së ardhshmes në kërkesa për trafik do të rritet ndjeshëm.
