Shpërthejnë fishekzjarrët në një supermarket në Rusi

Në një supermarket në qytetin rus Tomsk, ka nisur shpërthimi i fishekzjarrëve. Në momentin kur filloi të shpërthenin fishekzjarrët, në supermarket ishin afro 500 konsumatorë, që kanë filluar të iknin ndërsa ishin në panik, raporton “Daily Mail’.

Por derisa të tjerët po iknin një person ishte i përkushtuar të kryente blerjet, dhe shkoi në drejtim të vendit ku po bëhej kaos total. Më pas disa konsumatorë kanë marrë fikës të zjarrit dhe e shuan zjarrin.

Arsyet e shpërthimit të fishekzjarrëve nuk janë bërë të qarta.

“Stafi kishte mbetur u shtangur, nuk dinte çfarë të bënte, por më pas konsumatorët nxituan për ta shuar zjarrin”, ka treguar një dëshmitar.

Është hera e dytë në tri ditë që fishekzjarrët ndizen në një shitore Lenta në qytetin Tomsk.

Një shitore tjetër gati sa nuk u dogj tërësisht në një zjarrvënie.

Një punonjës i shitores ka vënë zjarr, pasi ishte kritikuar nga shefi për gabim në vendosje të çmimeve.

Alexander Schnaider i zemëruar, vendosi në alkool një paketë të fishekzjarrëve dhe i ndezi ato, para se të largohej nga shitorja. /koha