Shpërthejnë protesta në El Salvador kundër kriptomonedhës së Bitcoin

Kanë shpërthyer protesta në El Salvador vendosjes së kriptomonedhës së Bitcoin si monedhë këmbimi. Por qytetarët tremben se ky vendim i ri do të sjellë destabilitet dhe inflacion në shtetin e varfër të Amerikës Latine.

Disa prej tyre i vendosën zjarrin një makinerie të Bitcoin, ndërsa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Bukele Diktator”. El Salvadori u bë vendi i parë që përdori monedhën virtuale si mjet këmbimi, bashkë me dollarin amerikan.

Presidenti Nayib Bukele deklaroi se monedha kripto do të ndihmojë salvadorianët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për të dërguar para më lehtë. /tiranapost