Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një xhami në verilindje të Nigerisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës në qytetin Maiduguri, në shtetin Borno, në momentin kur besimtarët ishin mbledhur për faljen e Jacisë. Dëshmitarët thanë se shpërthimi shkaktoi panik dhe kaos brenda dhe përreth xhamisë.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe autorët e sulmit, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës për trajtim mjekësor.
