Ballina Sport Shqetësuese: Ylli i Liverpoolit pati probleme me zemër në ndeshjen ndaj Napolit

Shqetësuese: Ylli i Liverpoolit pati probleme me zemër në ndeshjen ndaj Napolit

Lajme të mira vijnë nga Liverpooli rreth shëndetit të mesfushorit Naby Keita.

Reprezentuesi i Guineas është dërguar me urgjencë në spital pas largimit nga fusha në ndeshjen Napoli – Liverpool.

23 vjeçari u ul papritmas në fushë pas vetëm 18 minutave lojë, në ndeshjen që Napoli e fitoi 1:0 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve në stadiumin ‘San Paolo’.

Mediet në Itali raportojnë se Naby Keita është dërguar në spitalin e Cardarellit për t’iu nënshtruar testeve të zemrës.

Duket se Keita është ndjerë i lodhur dhe fillimisht ka pasur shqetësime se ai mund të ketë një atak në zemër, por teste dolën mirë edhe pse ai do të qëndrojë në spital nën vëzhgim pasi skanimet e tjera gjetën një plagë të rëndë në shpinë./Lajmi.net/

https://youtu.be/WVh48sftsmE

Exit mobile version