Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KQZ) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë ka miratuar projekt-urdhërin për “rendin dhe sigurinë në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, si dhe përreth tyre, për zgjedhjet për Kuvend”, transmeton Anadolu.
Ky akt ka për qëllim vendosjen e rregullave për sigurinë dhe qëndrimin e personave në dhe përreth ambienteve zgjedhore, sipas KQZ-së me synim për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të votimit në përputhje me standardet ligjore.
Sipas KQZ-së, me këtë akt parashikohet përgjegjësia për mbarëvajtjen e rendit në qendrat e votimit, rastet e situatave të paparashikuara ku komisionet e qendrave të votimit mund të kërkojë ndihmën e policisë dhe rastet ku kërkohet ndërhyrja e menjëhershme për largimin e personave të paautorizuar.
Gjithashtu theksohet se ky urdhër për herë të parë vendos ristrukturimin e institucional të koordinatorit të sigurisë për të përforcuar kontrollin në mjediset e jashtme të qendrave të votimit.
“Ky akt jo vetëm që forcon bashkëpunimin institucional ndërmjet KQZ-së dhe policisë, por vendos në praktikë një strukturë mbështetëse që synon parandalimin e parregullsive në ambientet kritike për sigurinë e zgjedhjeve”, u theksua nga KQZ-ja.
Dokumenti i miratuar sot përcakton se për çdo vendndodhje të qendrave të votimit, caktohen koordinatorë të sigurisë, në përputhje me udhëzimet e miratuara nga KQZ-ja.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 prill të këtij viti, ndërkohë KQZ-ja dhe institucione të tjera vazhdojnë përgatitjet për procesin zgjedhor.