Shqipëri: Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin.

Nxënësit do t’u drejtohen bankave të shkollës pas pushimeve verore.

Këtë vit, punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla.

Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.