Ballina Lajmet Shqipëria nuk gjen qetësi, shënohet një tjetër tërmet pas mesnate

Shqipëria nuk gjen qetësi, shënohet një tjetër tërmet pas mesnate

Një tjetër lëkundje është shënuar pasmesnatës në Durrës.

Mbrëmë në orën 00:14 është shënuar një lëkundje me magnitudë 4.83 me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit, pranë Kepit të Rodonit.Epiqendra e këtij tërmeti ishte 38 kilometra nga Tirana, ndërsa thellësia ishte 10 km.

Kujtojmë se më 26 Nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.

Ky tërmet u pasua nga paslëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët.

Exit mobile version