Shqipërisë i zvogëlohen gjasat për kualifikim në Botëror, mposhtet në shtëpi nga Polonia

Kuqezinjtë kanë pësuar humbje në njërën ndër sfidat vendimtare.

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen ndaj Polonisë me rezultat 0-1, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi e braspeshuar me të dyja kombëtaret që sulmoheshin në kundërsulme, dhe ishin të vëmendshme në mbrotje duke marrë parasysh rëndësinë e këtij dueli.

Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati Polonia përmes Adam Buksa në min e 15′, megjithatë në vend ishte Etrit Berisha.

Edhe vendasit u munduan të sulmonin, por pa sukses kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrë të njëjtë me pak raste shënimi, me Poloninë që ishte për një nuancë më e mirë.

Ishte minuta e 77′ kur u zhbllokua ndeshja, Karol Swiderski i dha epërsinë ekipit të tij 0-1.Pas këtij goli gjërat eskaluan pasi tifozët shqiptarë hodhën gjësende në fushë në drejtim të goalshënuesit Swiderski dhe ndeshja u ndërprit për disa minuta.

Pas rreth 15 minutave ndeshja nisi sërish, me Shqipërinë që mundohej të barazonte rezultati por pa sukses, kështu ndeshja u mbyll 0-1.Me këtë fitore tani Shqipëria del në pozitën e dytë të grpit I me 17 pikë, ndërsa Shqipëria zbret në vendin e tretë me 15 sosh.Kështu gjasat e kuqezinjëve tani zvogëlohen dukshëm për të arritur “Play Offin”.