Ballina Lajmet Kosovë Shqiptarët nuk kanë ku të kthehen, i shitën banesat në veri

Shqiptarët nuk kanë ku të kthehen, i shitën banesat në veri

Ndonëse i ishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës për ta ndalur spastrimin etnik që e kryente Serbia duke i blerë shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tashmë shqiptarët kanë shitur rreth 60 për qind të shtëpive dhe rreth 70 për qind të banesave të tyre në veri të saj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nga 500 banesa, sa janë evidencuar të uzurpuara nga serbët në veri të Mitrovicës, janë shitur rreth 70 për qind e tyre. Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, të dëbuar me dhunë nga banesat dhe pronat e tyre në veri të qytetit, të shumtën në shkurtin e vitit 2000, kur rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan nga pjesa veriore gjatë fushatës së egër të grupeve të serbëve, që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, i dënuar me 9 vjet për “Krime lufte në Mitrovicë”, si dhe Dragan Delibashiq, i akuzuar për udhëheqjen e fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga veriu, bashkë me Ivanoviqit, (gjatë kësaj fushate kriminale ishin vrarë 10 shqiptarë, 25 ishin plagosur, më shumë se 100 ishin keqtrajtuar mizorisht dhe janë dëbuar saktësisht 11.900 shqiptarë nga banesat e tyre), janë detyruar t’i shesin banesat e tyre, pasi që Qeveria e Kosovës dhe asnjë institucion tjetër nuk u ka ndihmuar të kthehen në banesat e tyre, edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës…

Exit mobile version