ShSKUK: Shënon ulje të sërishme numri i të spitalitalizuarve me COVID-19

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Univeritare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 132 pacientë
Spitali i Gjilanit, 65 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë
Spitali i Ferizajt, 51 pacientë