Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shtetasi izraelito-estonez qëndron pas organizatës së dyshimtë që po organizon fluturime nga...

Shtetasi izraelito-estonez qëndron pas organizatës së dyshimtë që po organizon fluturime nga Gaza

Gazeta izraelite Haaretz ka zbuluar identitetin e një personi që dyshohet se ka lidhje me organizatën Al-Majd Europe, e cila prej ditësh është në qendër të vëmendjes pas një fluturimi të pazakontë drejt Afrikës së Jugut.

Një avion charter me 153 palestinezë u ul të enjten pranë Johannesburgut, duke habitur autoritetet e Afrikës së Jugut dhe duke ngritur pikëpyetje mbi organizatën që kishte siguruar fluturimin – kundrejt pagesave të mëdha që pasagjerët i kishin bërë në llogari personale.

Duke përdorur një version të mëparshëm të faqes së Al-Majd, Haaretz gjeti logon e një kompanie tjetër, Estonian Talent Globus, e cila reklamonte “kushte për emigrim vullnetar nga Gaza”.

Talent Globus është regjistruar vitin e kaluar nga Tomer Janar Lind, një shtetas izraelito-estonez, i cili më parë ka regjistruar katër kompani në Mbretërinë e Bashkuar dhe përdor një numër telefoni britanik.

Sipas Haaretz, kur Lind u kontaktua, ai nuk e mohoi përfshirjen e tij në organizimin e largimeve nga Gaza, por refuzoi të tregojë se kush qëndron pas organizatës, duke shtuar edhe më shumë dyshime rreth aktivitetit të saj.

Exit mobile version