Programet e aplikacioneve false që e maskojnë vetveten si aplikacione të njohura janë një problem në rritje, pasi shumica e përdoruesve nuk janë në gjendje të dallojnë programet e rreme nga ato të vërteta.
Rezultati është vjedhja masive e të dhënave nga piratët e informacionit, me disa aplikacione që mbeten në telefonin tuaj edhe pasi të provoni t’i fshini ato.
Lukas Stefanko, një studiues i “malëare” në kompaninë e IT-së “ESET” me seli në Sllovaki, ka publikuar një paralajmërim për një program të ri të rremë me bazë Android që po transportohet përmes një faqe interneti që imiton Google Play.
Duke e quajtur veten “Viber Messenger”, kjo kopje e Viber-it vjedhë cdo gjë nga telefoni juaj.
Viber është një shërbim i mesazheve të çastit me mbi 900 milionë përdorues të regjistruar, 100 milion prej të cilëve vetëm në Rusi. /MESAZHI/