Si të parandaloni kapsllëkun: Përshpejtoni “zorrët dembelë” duke përdorur mjete natyrale

Për të parandaluar kapsllëkun dhe për jashtëqitje të rregullta, duhet të hani ushqime të shëndetshme me të paktën 30 deri në 40 gramë fibra në ditë

Çdo i treti person në botë ka probleme me zbrazjen e zorrëve.

Konstipacioni apo kapsllëku si edhe opstipacioni nuk konsiderohen sëmundje, por janë gjendje të cilat duhet ta shqetësojnë çdo njeri.

Kapsllëku apo konstipacioni shfaqen, më së shpeshti, kur i ndryshoni shprehitë jetësore, aplikoni një regjim të ri ushqimi apo ulni marrjen e lëngjeve dhe fibrave.

Këtë gjendje e karakterizon jashtëqitja e thatë, sasia e zvogëluar si edhe zbrazja e rrallë – më pak se tri herë në javë. Shkaktarët mund të jenë mungesa e aktiviteteve fizike, stresi, si edhe ilaçet.

Kapsllëku mund të ndodhë edhe si pasojë e përdorimit të mëparshëm të laksativëve, por edhe për shkak të shpërfilljes së nevojës për të zbrazur zorrët.

Për të përshpejtuar “zorrën dembel”, fillimisht duhet të pini të paktën dy deri në katër gota ujë më shumë se zakonisht. Në mëngjes, pini një pije të ngrohtë – çaj, qumësht ose kakao. Gjatë ditës, rrisni marrjen e ushqimeve të pasura me fibra – është e nevojshme të keni nga 30 deri në 40 gram nga këta përbërës çdo ditë.

Për drekë, sigurohuni që të hani bukë integrale, sepse çdo fetë ka 2 g fibra. Bëni një përjashtim nëse keni makarona për drekë, por është gjithashtu më mirë nëse janë integrale – ka 8 g fibra në 75 g spageti integrale. Të njëjtën sasi të këtyre përbërësve të dobishëm do ta gjeni në 100 g thjerrëza të gatuara ose 180 g fasule.

Së bashku me ndryshimin e dietës suaj, është gjithashtu e rëndësishme që të jeni fizikisht aktivë. Gjendja e muskujve të legenit është shumë e rëndësishme për zbrazje të rregullt dhe të lehtë.