Ballina Sport Sigal Prishtina eliminohet prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Sigal Prishtina eliminohet prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Sigal Prishtina është eliminuar prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Prishtinasit kanë pësuar humbje edhe në takimin e dytë kundër skuadrës bjelloruse Tsmoki Minsk me rezultat 89:74.

Vetëm në pjesën e parë kampioni kosovar ishte i barabartë me vendasit pas një loje të bukur në mbrojtje dhe efikasitet në sulm.

Çereku i parë i takoi skuadrës bjelloruse, e cila periudhën e parë e përfundoi me dy pikë epërsi, 19:17.

Në periudhën e dytë, skuadra jonë luajti më mirë dhe këtë dhjetë minutësh të dytë e fitoi me 22:21.

Imazhe nga ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë
Në pjesën e dytë te bardhekaltërit u vërejt lodhja dhe mos koncentrimi në fazën sulmuese, gjë që i solli humbjen Sigal Prishtinës

Në fakt, dhjetë minutshi i tretë ishte më i dobëti për “Plisat”, ku shënuan 15 pikë ndërsa pranuan 23 sosh.

Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan krejtësisht pasi që pësuan humbje me diferencë prej 89:74.

Kujtojmë se kampioni i Kosovës ka pësuar humbje edhe në takimin e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë me rezultat 50-57.

Ndryshe, Minski në rrethin e dytë të kualifikueseve do të takohet me kampionin ukrainas, Budivelnyk.

Exit mobile version