Siri, disa civilë të vr’arë nga su’lmet ajrore në qendër të qytetit Alepo

Disa civilë janë vrarë në një sulm ajror të paidentifikuar në qendër të qytetit Alepo, pasi u mor nën kontroll nga grupet e armatosura kundër regjimit të Bashar al-Assadit, transmeton Anadolu.

Avionët luftarak të paidentifikuar goditën një shesh në qendër të qytetit Alepo, shumica e të cilit është nën kontrollin e grupeve të armatosura kundër regjimit.

Vlerësimet fillestare pas sulmit ajror tregojnë viktima të shumta civile, por akoma nuk ka një numër të saktë.

Deri në mëngjesin e sotëm, grupet e armatosura kanë marrë nën kontroll më shumë se 50 fshatra në pjesët lindore dhe juglindore të Idlibit, të cilat më parë ishin nën kontrollin e regjimit të Assadit, së bashku me shumicën e Alepos.

Dje, grupet arritën të hyjnë në qendër të qytetit të Alepos dhe deri në mbrëmje arritën në rrethet qendrore.

Më 27 dhe 28 nëntor, grupet kundër regjimit përparuan me shpejtësi nga zona rurale perëndimore e Alepos drejt qendrës, duke fituar zona të shumta në fshatrat e Idlibit.