Siri, pamje nga xhamia Emevite një prej ndërtesave më të vjetra në botë

Xhamia Emevite në kryeqytetin e Sirisë, Damask, një nga ndërtesat më të vjetra në botë u fotografua me dron nga Anadolu.

Xhamia Emevite në Damask, e cila ndryshe njihet edhe si Xhamia e Madhe, konsiderohet si një nga xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra në botë.

Xhamia është bërë një nga vendet kryesore të adhurimit që vizitohet shpesh nga banorët e Damaskut dhe qyteteve përreth pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor.

Krahas vendasve ajo është bërë objekt vizitash edhe nga delegacionet e huaja dhe zyrtarët që vizitojnë vendin.