S’ka BE pa u pajtuar me sanksionet ndaj Rusisë, Scholz i jep porosi të qartë Serbisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Scholz para gazetarëve ka thënë se vendet që kanë synim anëtarësimin në BE, duhet që doemos të pranojnë regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan lajmi.net.

“Regjimi i sanksioneve duhet të pranohet nga një vend që synon BE-së. Një vend që synon BE-në nuk duhet të ketë iluzione sa i përket kësaj”, tha Scholz.

Kujtojmë që ky mesazh i kancelarit gjerman vjen në një periudhë kur Serbia, e cila synon anëtarësim në BE, është shteti i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.