Ballina Lajmet Kosovë S’ka karantinë, mërgimtarët drejt Kosovës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra për nesër

S’ka karantinë, mërgimtarët drejt Kosovës, planifikohen shtatë fluturime nga Zvicra për nesër

Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran nga data 28 shtator. Pak orë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve Zvicerane ia mësyjnë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku. 

Exit mobile version