Ballina Sport Futboll Skandal nga Spanja, refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet – i referohen...

Skandal nga Spanja, refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet – i referohen si “territor”

Kombëtarja e Spanjës ka bërë një veprim skandaloz së fundmi, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor”.

Kosova U21 do të jetë sonte (e martë) nikoqire e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U21.

Në paralajmërimin e ndeshjes nga ‘Furia e Kuqe’, ata i janë referuar Kosovës si “territor”, duke refuzuar që ta njohin si shtet.

Megjithatë, një veprim i tillë nuk është hera e parë që ndërmerret nga Spanja, pasi këtë e kanë bërë edhe në rastet e tjera kur janë takuar këto dy kombëtare.

‘Dardanët’ e rinj e nisën këtë fushatë kualifikuese me barazim pa gola 0-0 ndaj Rumanisë dhe sot me ndihmën e tifozëve do të synojnë tri pikët e para./

Exit mobile version