Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Skandali i korrupsionit në qeverinë kanadeze, largohet një tjetër ministre

Skandali i korrupsionit në qeverinë kanadeze, largohet një tjetër ministre

Një tjetër ministre është larguar nga qeveria kanadeze e Justin Trudeau. Bëhet fjalë për Jane Philpott, Ministren e Thesarit, e cila ka njoftuar dorëheqjen duke thënë se e ka humbur besimin te qeveria pas skandalit të korrupsionit.

“Duhet të veproj sipas vlerave të mia thelbësore, sipas përgjegjësive etike, sipas detyrimeve kushtetuese”, ka thënë ajo, raporton BBC.

Kriza në qeverinë kanadeze lidhet me kompaninë “Snc-Lavalin”, e cila është përfshirë në një skandal korrupsioni në Libi.

Trudeau akuzohet se u ka bërë presion ministrave dhe gjykatave që ta mbyllin çështjen. Kjo solli para pak javësh edhe dorëheqjen e Ministres së Veteranëve Jody Wilson-Raybould, e cila më parë kishte drejtuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka dëshmuar për ndërhyrjet nga zyra e kryeministrit./Opinion.al

Exit mobile version