Ballina Sport Futboll Skënderbeu me fanellat tradicionale, ngjajnë me të Cervena Zvezdës, rivalit të urryer...

Skënderbeu me fanellat tradicionale, ngjajnë me të Cervena Zvezdës, rivalit të urryer të Partizanit

Skënderbeu pritet të luajë sot me fanellat origjinale, pikërisht me të kuqen e theksuar dhe shiritat e bardhë.

Këto ngjyra urrehen nga tifozët e Partizanit të Beogradit, pasi fanella thuajse identike mban veshur rivali i tyre përjetshëm, Crvena Zvezda.

Klubi korçar e ka vendosur të luajë me fanellën bardhekuqe, jo me atë portokalli që luajti në Ukrainë, qoftë edhe për të ndikuar sadopak në anën psikologjike të kundërshtarit.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që deri para mbledhjes me zyrtarët e UEFA-s, të kemi ndonjë ndryshim të fanellës.

Ngjashmëria e fanellave
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut zhvillohet nga ora 19:00.

Të dy skuadrat nuk kanë marr pikët e nevojshme pas tri javësh, pasi kanë nga dy pikë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Partizani’, ku u gritë droni tre vite më parë.

Exit mobile version