Ballina Sport Futboll Skënderbeu në Beograd, akomodohet në hotelin ku u vra krimineli Arkan

Skënderbeu në Beograd, akomodohet në hotelin ku u vra krimineli Arkan

Skënderbeu do të akomodohet në hotelin “Croëne Plaza” në Beograd, ambient në të cilin u ekzekutua në mënyrë misterioze 17 vite më parë krimineli i famshëm serb Zheljko Rezhnanjatoviç, i njohur ndryshe si Arkani.

Skuadra e Skënderbeut ka mbërritur ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit në Beograd, ku do të përballet ditën e enjte me skuadrën e Partizanit të Beogradit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Skuadra korçare dhe delegacioni i mbërritur nga Shqipëria kanë qënë të shoqëruar nga një numër i madh makinash policie të cilat i kanë shoqëruar deri në hotel, shkruan “Panorama Sport”.

Skënderbeu do të akomodohet në hotelin “Croëne Plaza” në Beograd, ambient në të cilin u ekzekutua në mënyrë misterioze 17 vite më parë krimineli i famshëm serb Zheljko Rezhnanjatoviç, i njohur ndryshe si Arkani. Ai ishte pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani.

Exit mobile version