Skllavëri në mes të Britanisë së Madhe, arrestohen 2 persona (Foto)

Dy persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi kishin krijuar një “rrjet skllavërie”, ku punohej me kushte dhe pagesë tejet të vogël.

Policia britanike tha se 20 burrat, të cilët ishin kryesisht nga Sllovakia dhe Rumania, u zbuluan si pjesë e një hetimi për shfrytëzimin e punëtorëve të Evropës Lindore për punë të lirë.

Burrat janë dërguar në një qendër pritëse ku do të flasin me oficerë të trajnuar posaçërisht për këtë problem. Policia tha se atyre do tu ofrohet strehim alternativ.

Bastisjet vijnë pas paralajmërimeve nga Agjencia Kombëtare e Krimit,e  cila deklaroi se skllavëria moderne dhe trafikimi i qenieve njerëzore ishin shumë më të përhapura sesa që pretendohet nga zbatuesit e ligjit, dhe se mendohet se ka dhjetëra mijëra viktima të skllavërisë në Britani të Madhe. /MESAZHI/

Related image

Image result for modern slavery UK

Image result for modern slavery UK