Sondazhi në mbarë botë tregon se cilët faktorë cënojnë sigurinë

Instituti hulumtues PEW ka studiuar perceptimin publik të kërcënimit përmes një sondazh që ka kryer në mbarë botën duke anketuar 42 mijë vetë në 38 vende të ndryshme.
DAESH-i shihet si kërcënimi më i madh në 18 vende, veçanërisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ndërsa ndryshimi i klimës është një burim i madh shqetësimesh në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Në vend të parë renditet Spanja, ku raporti i atyre që e shikojnë ndryshimin klimatik si kërcënimin më të madh është 89 për qind.
77 për qind e gjermanëve mendojnë se DAESH-i është kërcënimi më i madh për sigurinë.
Në vendin e dytë në Gjermani renditen sulmet kibernetike me 66 për qind, kurse në vendin e tretë vijnë ndryshimet klimatike me 63 për qind.
Renditja e kërcënimeve ndryshon sipas vendeve.
Sipas studimit në fjalë perceptimi i kërcënimeve në Turqi është i ndryshëm nga mesatarja botërore.
Sipas anketës, 72 për qind e njerëzve në Turqi si kërcënimin më të madh shohin politikat ndikimin amerikan.
88% e grekëve dhe 56% e venezuelasve më shumë janë të shqetësuar për gjendjen e ekonomisë botërore.
Migrimin nga vende si Iraku dhe Siria drejt Evropës dy të tretat e polakëve dhe hungarezëve e shohin si një burim shqetësimi.
Përqindja e gjermanëve që e shohin krizën e refugjatëve si kërcënimin më të rëndësishëm të sigurisë është 28 për qind.