Ballina Lajmet Kosovë Sot hyri nga Serbia në Kosovë, policia jep detaje për të arrestuarin...

Sot hyri nga Serbia në Kosovë, policia jep detaje për të arrestuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Ljubisa Milkovicit, i arrestuar si dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan i janë gjetur dhe sekuestruar një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë më 29 maj të vitit 2023.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tijë është bërë pasi informacioneve të marra se i dyshuari ka hyrë sot në Kosovë nga territori i Serbisë.

Sot, me datë 24 Gusht 2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesë aktive në rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë të datës 29.05.2023 para objektit të komunës në Zveçan, ka hyrë nga Serbia në Kosovë. I dyshuari Lj.M, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit dhe me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, është realizuar kontrolli në shtëpinë e tij, me mbështetjen edhe nga DRP Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike”, thuhet nga Policia.

Exit mobile version