Sot luhet “El Clasico” që mund ta vendosë sezonin, por edhe të ardhmen e klubeve më të mëdha në botë

‘El Clasico’, një nga derbit më të mëdhenj në botë, do të luhet të shtunën nga ora 16:00.

Barcelona dhe Real Madrid takohen në ‘Camp Nou’ në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligas. Edhe pse jemi në fillim të sezonit, të dy skuadrat janë në situata specifike, dhe kjo ‘El Clasico’ mund të jetë vendimtare për gjithë sezonin, shkruan lajmi.net.

Të dy klubet po kalojnë në probleme të mëdha. Fitorja mund t’i vendos përkohësisht në plan të dytë të gjitha këto probleme, dhe ndoshta edhe t’u japë një shtysë pozitive për t’i zgjidhur ato. Humbja edhe mund të ketë pasoja të mëdha si për të ardhmen e afërt por edhe të largët për klubet më të mëdha spanjolle.

Zidane dhe Reali kanë futur veten në telashePas humbjes nga Cadiz në La Liga dhe nga Shkahtar në Ligën e Kampionëve, Zidane u gjend në telashe të mëdha. Loja dhe forma e Real Madrid janë kritikuar ashpër në mediet spanjolle, dhe disa prej tyre kanë shkuar aq larg, sa kërkojnë zëvendësimin e trajnerit.Është e vërtetë që Zidane i solli Real Madridit tri Liga të Kampionëve dhe janë kampion aktual të Spanjës, por nuk ka tifozëri që harron meritat më shpejtë se ajo e Real Madridit. Madje nuk mjafton edhe fitorja për ta, pasi sipas tyre, Reali duhet gjithmonë të fitojë bindshëm, me lojë të bukur dhe dominim ndaj kundërshtarit.Andaj, ndaj Barcelonës duhet doemos fitorja, dhe një rezultat i keq në ‘El Clasico’ mund të kthejë edhe një pjesë tjetër të tifozëve kundër Zidane, diçka që mund të sjellë një fund fatal për të.Ende nuk ka paqe në BarcelonëBarcelona ka përjetuar krizën më të madhe në historinë moderne në muajt e fundit. Humbja e turpshme 8:2 në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich nxori në pah të gjitha problemet në politikën sportive të klubit që datojnë që nga viti 2015.Nuk është një sekret që disa tifozë nuk e duan Koeman si trajner, dhe mënyra si janë ulur pagat është përceptuar nga disa lojtarë si një akt tradhtie. Andaj, Barcelona është si një “bombë” që mund të shpërthejë pas çdo humbje, veçanërisht në ‘El Clasico’.Loja e Barcelonës ende nuk është bindëse. Mbrojtja nuk është në nivelin e kërkuar, mesfusha shumë e ngadaltë në ndërtimin e një sulmi, dhe një pozitë në fushë ende nuk është gjetur për Griezmann, i cili del të jetë më shumë një lojtar që duhet t’i gjendet një zgjidhje, sesa një përforcim.Një humbje e mundshme do t’i linte ata në vetëm shtatë pikë pas pesë ndeshjeve, dhe kjo është e mjaftueshme për t’i ndezur alarmet te Barcelona.

Prandaj kjo ‘El Clasico’ mund të jetë shumë vendimtare për vazhdimin e kampionatit, por edhe për të ardhmen e të dy klubeve.