Ballina Lajmet Kosovë Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Të shtunën nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Lëvizja Vetëvendosje ishte e para që hapi fushatën mbrëmë me një tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ndërsa sot, partitë e tjera po vazhdojnë me aktivitetet e tyre për të prezantuar kandidatët dhe programet për komunat e vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë hapjen e saj në orën 13:00 në Hotel Venus, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të zhvillojë ngjarjen e saj në orën 14:00 në Klan Arena. Më vonë, në orën 17:00, Bashkimi Demokratik do të hapë fushatën në Hotel Nobel.

Në orën 18:00, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë tubimin qendror në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta hapë fushatën në “Parkun e Qytetit” në Mitrovicë në orën 19:00.

Exit mobile version