Ka vazhduar shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma, duke shkatërruar qindra shtëpi, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në terren dhe vendasit po përpiqen të pastrojnë hirin, raporton Anadolu Agency (A).
Vullkani shpërtheu më 19 shtator në La Palma, ku jetojnë rreth 80.000 njerëz, në arkipelagun Kanarie. Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi arrin në rreth 400 milionë euro. Më shumë se 6.000 njerëz u evakuuan, dhe 400 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 400 shtëpi u dogjën.
Fotoreporteri i AA-së regjistroi përmasat e shkatërrimit vullkanik, zonat e shkatërruara nga lava dhe të mbuluara në hi, si dhe kafshë të shpëtuara nga mali Cumbre Vieja.
Shpërthimi i fundit vullkanik i ngjashëm në Spanjë ndodhi në vitin 1971, gjithashtu në ishullin La Palma, kur shpërtheu vullkani Teneguia.