Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spitalet në veri të Gazës në ‘gjendje katastrofike’

Spitalet në veri të Gazës në ‘gjendje katastrofike’

Sakher Hamad, drejtori i Spitalit Kamal Adwan në veri të Gazës, tha se dhjetëra të plagosur po mbërrijnë vazhdimisht në spitalet e zonës.

“Nuk ka asnjë koordinim për evakuimin e spitalit [Kamal Adwan], dhe ajo që po ndodh është një rrezik i madh,” u shpreh Hamad për Al Jazeera.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi më herët se të gjitha spitalet publike në veri të Gazës janë “jashtë funksionit”, pasi edhe Spitali Indonezian – i vetmi që ishte ende në punë – u sulmua nga forcat izraelite.

Exit mobile version