Ballina Lajmet Kosovë Stafi shëndetësor kërkon rritje pagash 50 për qind deri në miratimin e...

Stafi shëndetësor kërkon rritje pagash 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar rritje pagash prej 50 për qind deri në miratimin e Ligjit të Pagave dhe pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave.

Në një adresim drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, FSSHK-ja është ankuar për gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësorë.

Në letrën drejtuar Kurtit, FSSHK-ja ka paralajmëruar veprime sindikale nëse s’merrem masa nga Qeveria.

“Z. Kryeministër, pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen, andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret. Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj”, thuhet në letrën e Blerim Sylës, kryetarit në detyrë i FSSHK-së.

Kërkesa për përkrahje ekonomike nga shteti deri në miratimin e Ligjit për Paga kanë kërkuar edhe sindikata të tjera. Ligji për Paga nga Qeveria ishte paralajmëruar se do të shkojë në Kuvend në muajin mars, por kjo s’ka ndodhur ende.

Exit mobile version