Stambolli, aty ku macet e zakonshme bëjnë jetë të jashtëzakonshme (Foto dhe Video)

Me madhështinë arkitekturore, pikat turistike dhe kulturore, Stambolli është një nga destinacionet më të njohura të udhëtimit në botë. Përveçse është shtëpia e miliona njerëzve, qyteti i Stambollit është gjithashtu shtëpia e qindra mijëra maceve të rrugës.

Macet e Stambollit, të cilat mund t’i hasni në çdo rrugë dhe në çdo lagje, marrin kujdes nga banorët lokalë, dyqanet dhe madje edhe turistët. Të dashuruarit pas kafshëve tregojnë dashuri të madhe për miqtë e tyre me katër këmbë, shpesh duke u dhënë atyre emra. Është një pamje e zakonshme në Stamboll, ku shihen macet në rrugë para dyqaneve, duke qëndruar në banak dhe duke kërkuar një copë ushqimi.

“Kubbe” në lagjen Fatih është i famshëm për macetj. Tregtari Hüseyin Çoşkun tha se macet në Fatih janë më miqësore se vet njerëzit.

Duke shpjeguar se macet bashkohen me njerëz në mënyrën më të bukur te mundshme, Çoşkun tha: “Kur erdha për herë të parë, gjëja e parë që kuptova ishte numri i madh i maceve të rruges në lagje. Çoşkun e përshkruan macen e rrugës si “stoli të Stambollit” dhe tha se Stambolli nuk mund të jetë i njëjtë pa macet e saj.

Faruk Akkuş, i cili zotëron një dyqan në lagjen historike Beyoglu, tha se dyqanet në lagje jo vetëm që u japin maceve ushqim, por edhe i ndajnë me to ushqimet e tyre. Ai tha se Şişko (Trashja) macja të cilën e ushqen para dyqanit të tij, e tërheq vëmendjen e turistëve gjithashtu.

“Şişko vjen herët, shumë kohë para se ta hap dyqanin dhe më pret pranë derës. Kur hap derën, ajo shëtit në dyqan, pastron vetveten, ha ushqimin  dhe qëndron për një kohë

Berkant Kaya, i cili drejton një dyqan muzikor në Taksim, ushqen dhe kujdeset për dy macet e rrugës me emrin Domino dhe Ponçik.

“Disa konsumatorë vijnë vetëm sepse kam dy mace në dyqan. Domino dhe Ponçik janë tërheqja më e madhe e klientëve tanë.”

Këto mace nuk janë si macet e shtëpive në Evropë, por janë të lira: Ato mund të vijnë e të shkojnë ashtu siç u pëlqen, nuk janë të udhëhequra, askush nuk i shqetëson, ato flenë, pushojnë dhe hanë kudo që u pëlqen… /MESAZHI/

Why Are There So Many Cats in Istanbul?istanbul catswhy are there so many cats in istanbulcats in Istanbul: Kebaps and kittens, a perfect smile.Cats in IstanbulCats in Istanbul: near the Grand Bazaar