Studentët bojkotojnë ministrin Bytyqi, paralajmërojnë bllokimin e fakulteteve

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Arteve dhe Edukimit Fizik kanë mbajtur marsh protestues për mospërfshirjen në konkurs të bursave dhe për vendimin e Senatit për afatin e nëntorit, raporton EkonomiaOnline.

Përfaqësuesit e këtyre fakulteteve u pritën në takim nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, por që nuk u arrtit ndonjë marrëveshje.

Pas takimi për Erblin Hoxha, përfaqësues i studentëve të Edukimit, tha se  kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga Bytyqi dhe për këtë bojkotuan takimin.

“Përderisa Fakulteti Ekonomik cilësohet si prioritet nacional dhe Ministri sapo tha nuk kam shkelur asnjë ligj dhe qëndron në vendim ligji që e ka shkelur ai dhe jep justifikime të paarsyeshme ne sapo e lamë takimin dhe e bojkotuam këtë takuar përderisa nuk ka përgjigje konkrete”, tha ai.

Fisnik Krasniqi përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Arteve, tregoi arsyen pse e lëshuan takimin.

“Me përgjigjen se ‘A ta anuloj t’i marr në qafë të tjerë studentë’ nuk shkojmë përpara. Ne e lëshuam takimin dhe di të kërkojmë anulimin e këtij konkursi të tërin”, tha ai.

Edhe studenti Shkodran Murturi, paralajmëroi që nëse brenda dy ditësh nuk merret një vendim, do ta bllokojnë procesin mësimor.

“Nëse nuk merr vendim që të anulohet dhe të i lihet qeverisë se ardhshme, ne pas dy dite do ta bllokojmë Fakultetin e Edukimit që besoj njëjtë do të veprojnë edhe të tjerët, ne si studentë do të mbajmë një lloj greve si shenjë proteste ndaj asaj që ne nuk jemi përfitues së bursës”, tha ai.

Studentët marshin nga MAShT-i e vazhduan drejt Rektoratit.